ALZ-Web-Cover

Mënyra se si vishemi do të  thotë shumë për secilin prej nesh. Veshja   është shumë personale dhe shprehëse. Ndërsa  demenca përparon, personi i prekur ka akoma më shumë nevojë për ndihmë me aktivitetet e përditshme, duke përfshirë dhe veshjen. Është e rëndësishme për t’i mundësuar një personi me demencë  për të bërë zgjedhjet e tij për aq kohë sa mundet  dhe, në qoftë se ka nevojë për ndihmë, për tua ofruar atë me takt dhe ndjeshmëri.

Në vijim,  për kujdestarët dhe familjarët jepen këshilla për të ndihmuar një person me demencë  të vishet dhe këshilla për ta bërë të veshurin një përvojë pozitive për ta dhe për ju.

Të ndihmosh dikë me demencë  të zgjedhë se çfarë duhet të vesh është një   rol i  rëndësishëm. Ju do jeni   duke i ndihmuar ata për të ruajtur  disa zgjedhje dhe shprehur identitetin e tyre,stilin personal. Ju gjithashtu do jeni duke  ndihmuar  për t`u  siguruar që ata të jenë  të pastër, ngrohtë dhe rehat. Këtu janë disa këshilla.

Këshilla për të ndihmuar një person me demencë si të vishet:

Mundësojuni zgjedhjen!

• Kur është e mundur, pyesni personin për atë që do të donte të vishte. Çdo individ me demencë  ka nevojë për dinjitetin e të pasurit një zgjedhje në atë që do të  veshë. Shumë opsione mund të jenë konfuze, kështu që është mirë t’i ofrohen vetëm dy opsione.

• Nëse personi ka shumë rroba, ato që vishen më shpesh të vihen në një vend të arritshëm për ta.  Kjo do ta bëjë më të lehtë për të zgjedhur veshjen.

Inkurajoni pavarësinë!

• Vendosini rrobat sipas radhës që duhen veshur. Nëse personit i duhet ndihmë, kujtojuni me butësi cila e ka radhën apo mund t’i jepni veshjen e nevojshme.

• Sigurohuni qe rrobat nuk janë të kthyera mbrapsht, te gjithe zinxhirët të   jenë të zbërthyer etj.

• Nëse personi është i hutuar,jepini udhëzime  të vogla, të tilla si: "Tani vëre dorën  tek  mënga". Mund të përdorni gjeste për të demostruar udhëzimet.

• Nëse është bërë ndonjë gabim - për shembull, duke veshur  diçka në mënyrë të gabuar – tregohuni me takt ose gjeni një mënyrë për të qeshur në lidhje me të. 

• Vendosni etiketa me fjale dhe/ose figura për të kuptuar sa më lehtë, sipas sirtarëve, ku janë të ndara rrobat.

Ndihmoni personin të jetë  komod!

• Sigurohuni që dhoma është mjaftueshëm  e ngrohtë  për tu veshur.

• Siguroni  që niveli i ndriçimit është i   përshtatshëm.

• Siguroni të keni një  karrige nëse personi ka ekuilibër të dobët.

• Pyesni personin, nëse ata do të donin të shkonin në tualet  para se të vishen.

• Mos harroni se personi mund të mos jetë në gjendje  t’ju tregoj nëse ata ka nxehtë apo ftohtë, kështu që shikoni me vëmendje, nëse kanë shqetësime.