Diagnostifikimi i demencës është shpesh i vështirë, sidomos në fazat e para. Mjeku i familjes është personi i parë për tu konsultuar. Pastaj ai mund të referojë personin për konsultë te një specialist.
Vlerësimi mund të përfshijë biseda me personin dhe të afërmit e tyre, ekzaminim fizik, teste neuropsikologjike, neuroimazherinë.
MiniEkzaminimi i Gjendjes Mendore (MMSE-Mini Mental State Examination) është testi më i zakonshëm që përdoret për problemet e kujtesës ose kur është duke u konsideruar diagnostikimi i demencës.
Të harrosh nuk do të thotë se ke demencë . Shumë prej nesh vëmë re se kujtesa bëhet më pak e e besueshme me kalimin e viteve. Kjo gjithashtu mund të jetë një simptomë e stresit ose depresionit. Në raste të rralla, simptomat e demencës mund të shkaktohen nga mungesa e vitaminave ose tumorit të trurit.
Edhe nëse diagnoza është demencë, ka shumë gjëra për të bërë për të mbështetur dikë për të jetuar mirë me sëmundjen.