Simptomat e demencës mund të përfshijnë humbjen e kujtesës, vështirësi në të menduar, arsyetuar apo biseduar, dhe ndryshime të papritura në sjellje. Megjithatë, demenca shfaqet ndryshe te secili individ.
Disa situata që vihen re me shpesh janë: vështirësi për të kujtuar ngjarjet e fundit apo emrat e njerëzve, vështirësi për të ndjekur bisedat apo programet televizive, përsëritja e vetvetes apo humbja e idesë të asaj që është duke thënë, vështirësi në përqëndrim, për të menduar gjëra ose për të ndjekur udhëzime, të qënurit i hutuar edhe në një vend të mirënjohur, të paturit një ankth të pazakontë.
Forma më e shpeshtë e demencës është sëmundja e Alzheimer. E dyta për sa i përket shpeshtësisë është demenca vaskulare.