ALZ-Web-Cover

Nëse po kujdeseni për një individ me demencë, i cili është familjar apo i afëm, duhet të dini  se marrëdhënia juaj do të ndryshojë shumë me kalimin e kohës.

Ju mund përjetoni ndjenjat e hidhërimit dhe humbjes, me përparimin e sëmundjes dhe jo vetëm pas vdekjessë personit.  Mund të ndodhin shumë ndryshime përgjatë rrugës kur kujdesesh për një person me demencë. Nga ana emocionale kjo mund të jetë e vështirë për personat që kujdesen për ta.

Edhe pjesëtarët e tjerë të familjes mund të preken nga kjo, sidomos fëmijët.