ALZ-Web-Cover

Diagnostifikimi i demencës  është  shpesh i vështirë, sidomos në fazat e para. Mjeku i familjes është personi i parë për tu konsultuar. Pastaj ai mund të referojë personin për konsultë  te një specialist.

Vlerësimi mund të përfshijë biseda me personin dhe të afërmit e tyre, ekzaminim fizik, teste neuropsikologjike, neuroimazherinë.

MiniEkzaminimi i Gjendjes Mendore (MMSE-Mini Mental State Examination)  është testi  më i zakonshëm që përdoret  për  problemet  e kujtesës ose kur është duke u konsideruar diagnostikimi i demencës. 

Të harrosh  nuk do të thotë se  ke  demencë . Shumë prej nesh vëmë re se kujtesa bëhet më pak e e besueshme me kalimin e viteve.  Kjo gjithashtu mund të jetë një simptomë e stresit ose depresionit. Në raste të rralla, simptomat e demencës mund të shkaktohen nga mungesa e  vitaminave  ose  tumorit  të trurit.

Edhe nëse diagnoza  është demencë,  ka shumë gjëra për të bërë për të mbështetur dikë për të jetuar mirë me sëmundjen. 

Disa nga shenjat e para të sëmundjes së Alzheimer janë: 

Probleme me kujtesën: Për shembull, duke harruar rrugën e shtëpisë nga dyqanet, ose të paaftë për të kujtuar emrat dhe vendet; vendosja e sendeve në vendet e gabuara.

  • Gjykimi  i dëmtuar: fshehja e parave
  • Dëmtimi i të folurit: vështirësi në gjetjen e fjalëve
  • Orientimi i keq në kohë dhe hapësirë
  • Reduktimi i vëmendjes
  • Vështirësia në kryerjen e detyrave familjare
  • Ndryshime të personalitetit dhe humorit siç janë apatia, tërheqja dhe depresioni

Ndryshimimet e sjelljes : Veçanërisht  pjesët së trurit që kontrollojnë emocionet  preken nga sëmundja. Personat me demencë mund të ndihen të trishtuar, të frikësuar apo të zemëruar në lidhje me atë që po ndodh me ta.

Simptomat e demencës mund të përfshijnë humbjen e kujtesës, vështirësi në  të menduar, arsyetuar apo biseduar, dhe ndryshime të papritura në sjellje. Megjithatë, demenca shfaqet ndryshe te secili individ.

Disa situata që vihen re me shpesh janë: vështirësi  për të kujtuar ngjarjet e fundit apo emrat e njerëzve,  vështirësi për të ndjekur bisedat apo programet televizive, përsëritja e  vetvetes apo humbja e idesë të asaj që është duke thënë, vështirësi në  përqëndrim, për të menduar gjëra ose për të ndjekur udhëzime, të qënurit i hutuar edhe  në një vend të mirënjohur, të paturit një ankth të pazakontë.

Forma më e shpeshtë e demencës është sëmundja e Alzheimer. E dyta për sa i përket shpeshtësisë është demenca vaskulare.

Në qoftë se një person diagnostikohet me demencë, është e rëndësishme që  të organizojë dhe te vendos rregull për ҫështjet e tyre financiare dhe ligjore, ndërsa janë akoma në gjendje për ta bërë këtë. Kjo siguron që në të ardhmen, këto  ҫështje të tyre do të zgjidhen në mënyrën që ata dëshirojnë.

Shumë njerëz janë të lumtur dhe të qetë, nëse mund të qëndrojnë të pavarur dhe në shtëpinë e tyre. 

Për ta arritur këtë, është e domosdoshme që të bëhen disa ndryshime në shtëpinë e tyre duke  përdorur   pajisje të reja/teknologji ndihmëse, që janë të projektuara për të ndihmuar njerëzit me demencë për të qëndruar të pavarur për kohë të gjatë ose duke ia bërë më lehtë të tjerëve për të dhënë mbështetje.