ALZ-Web-Cover

Diagnostifikimi i demencës  është  shpesh i vështirë, sidomos në fazat e para. Mjeku i familjes është personi i parë për tu konsultuar. Pastaj ai mund të referojë personin për konsultë  te një specialist.

Vlerësimi mund të përfshijë biseda me personin dhe të afërmit e tyre, ekzaminim fizik, teste neuropsikologjike, neuroimazherinë.

MiniEkzaminimi i Gjendjes Mendore (MMSE-Mini Mental State Examination)  është testi  më i zakonshëm që përdoret  për  problemet  e kujtesës ose kur është duke u konsideruar diagnostikimi i demencës. 

Të harrosh  nuk do të thotë se  ke  demencë . Shumë prej nesh vëmë re se kujtesa bëhet më pak e e besueshme me kalimin e viteve.  Kjo gjithashtu mund të jetë një simptomë e stresit ose depresionit. Në raste të rralla, simptomat e demencës mund të shkaktohen nga mungesa e  vitaminave  ose  tumorit  të trurit.

Edhe nëse diagnoza  është demencë,  ka shumë gjëra për të bërë për të mbështetur dikë për të jetuar mirë me sëmundjen.