ALZ-Web-Cover

a. Të japë mbështetje, ndihmë dhe informacion për familjet e personave të prekur nga demenca. 
b. Të iniciojë dhe inkurajojë krijimin e grupeve të përkrahjes dhe qendrave të kujdesit për demencën në Shqipëri dhe rajon.
c. Të sigurojë nga burime qeveritare dhe jo-qeveritare lehtësi për kujdesin ndaj personave të prekur nga demenca.
d. Të ndërmarrë dhe mbështesë studime mbi shkaqet, prevalencën dhe aspekte të tjera të demencës.

e. Të sjellë në vëmendjen e agjencive të ndryshme qeveritare nevojat e të prekurve, veçanërisht nevojën për të njohur demencën si një handikap  për të të moshuarit, në mënyrë që ata të vendosen në skeme në menyrë  të barabartë me personat që vuajnë nga handikape te të tjera dhe burimet  të rishpërndahen  në mënyrë më të barabartë.
f. Të edukojë  publikun e gjerë mbi demencën nëpërmjet medias në dispozicion. 
g. Të krijojë, zhvillojë dhe përditësojë guida për ata që kujdesen për të semurët me demencë,  duke krijuar grupe të ndihmës dhe duke ndërtuar një rrjet të  këtyre shërbimeve mbështetëse , për t'i bërë ato më të frytshme dhe më ekonomike si dhe për t’i integruar në mjedisin shoqëror dhe kulturor të Shqipërisë.
h. Të organizojë dhe të kryejë programe trajnimi për personat qe kujdesen për të semurët me demencë.
i. Të nxisë dhe inkurajojë shoqatat e vullnetarëve dhe individët e angazhuar në kërkimin shkencor mbi Alzheimer dhe çrregullime të tjera të ngjashme dhe në kujdesin e menaxhimin e pacientëve me Demencë. 
j. Të hartojë, udhëzojë në çështjet ligjore për të prekurit nga demenca dhe të ndërhyjë në emër të tyre kudo ose sa herë që të jetë nevojshme apo e realizueshme. 
k. Të veprojë në cdo rast dhe në vijimësi per arritjen e objektivave të mësimpërm apo per cdonjërin prej tyre.
l. Të kryeje trajnime, konferenca, simpoziume, workshope për Edukimin në Vazhdim të personelit mjekësor (infermier - mjek - farmacist) dhe individë/subjekte që kujdesen për të sëmurët me demencë dhe jo vetëm.