Të nderuar bashkëpunëtorë,

Bordi Drejtues i Alzheimer Albania, ju bën me dije se fillojnë aplikimet për pjesëmarrjen në Konferencën e I-rë Kombëtare e cila do të ketë si temë kryesore: “Alzhaimeri, demencat, sfidat e moshimit në Shqipëri”

Në këtë Konferencë Bordi Drejtues ju fton të prezantoheni me punime shkencore, artikuj dhe kërkime që të kenë në fokus problemet më të rëndësishme. Në trajtë rekomanduese, bëjmë të ditur se do të kenë përparësi (pa u kufizuar në to) punimet në fusha si:

  • Diagnostikimi i herhshëm i demencave. Diagnostikimi i tipit të demencës.
  • Shkaktaret e Alzheimer. Mitet dhe faktorët e riskut  të sapozbuluar.
  • Kostoja e një të prekuri me Alzheimer per sistemin tonë shëndetësor.
  • Impakti në familje dhe shoqëri i një të diagnostikuari me Alzheimer.
  • Përkujdejset speciale, kualifikimet e nevojshmë për profesionistët e mjekësisë.
  • Të rejat në mjekimin e demencave dhe Alzheimer. Rezultatet ne pacientë.
  • Teknologjia e diteve tona në ndihmë të moshimit.
  • Glasgow Declaration. Të drejtat e pacientit me Alzheimer.
  • Të drejtat e të moshuarve.
  • Statiska për të prekurit nga Alzheimer dhe demenca të tjera në vendin tonë.

Aplikimet fillojnë më 11 Tetor 2015 dhe do të vazhdojnë deri më datën 10 Nëntor 2015 15 Nëntor 2015. Propozimet dhe kërkesat për pjesëmarrje do paraqiten në rrugë elektronike, në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.. Aplikimet për pjesmarrje do të prezantohen në formën e një abstrakti të zgjeruar, me jo më shumë se 800 fjalë. Në të duhet të përshkruhet tema e punimit dhe linjat kryesore të tij, objektivat që dëshiron të arrijë autori ose grupi i autorëve si dhe mënyra e projektuar për të vërtetuar idetë, hipotezat apo synimet. Në aplikim autori/autorët duhet të nënvizojnë nëse punimi apo referimi që dëshirojnë të prezantojnë është një punim i veçantë apo është rezultat i një teze doktorature.

Aplikimet e kandidatëve, punimet dhe referimet e konferencës do të prezantohen dhe përgatiten në shqip.
Rezultatet e përzgjedhjes do t’ju njoftohen jo më vonë se 1 javë mbas mbylljes së aplikimeve.

Konferenca e I-rë kombëtare do të zhvillohet dt. 06.12.2015, në ambjentet e Hotel Tirana International.
Referatet e Konferencës do të botohen (ISBN) si dhe do të publikohen online në faqen e internetit të ALZ.
Për më shumë, na kontaktoni në email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Shënim: Konferenca është në proces akreditimi nga QKEV / 6 Kredite